‘Oh jo! Një tjetër dramë disa mujore me lajme në media?!’
Kjo ishte përshtypja e shumicës së opinionit publik pas marrjes së lajmit se Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë ndarë.
Duket se pas një pauze kur Blero ra prej radarit të trendit të interesimit, ai është rikthyer sërish në plan të parë.
Por, kësaj here dukshëm më ndryshe se paraprakisht, shumica e komentuesve në rrjete sociale për këngëtarin kanë pasur mesazhe negative, ndryshe prej atyre tek Afrona që e kanë përkrahur bukuroshen në këto momente jo të lehta.
Reagime ka pasur edhe nga fytyrat publike. Në statusin e gazetarit tashmë ‘satirist’ Berat Buzhala, ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka komentuar e dëshpëruar, sipas të gjitha gjasave për bumin e madh të lajmeve që do na pres në vazhdim teksa fjalën e tij e ka thënë edhe aktori i njohur Fatmir Spahiu. Reagimet e përmbledhura ua sjellim më poshtë.