Këngëtari dhe kompozitori i njohur nga Shqipëria, Elgit Doda, ka kohë që industrisë muzikore shqiptare po i dhuron produktet më të mira të mundshme.
Ndikimi i tij në muzikën shqiptare mund të vërehet shumë leht edhe në festivalin e fundit ‘Kënga Magjike’ në të cilin Giti përpos produktit të tij mori pjesë edhe me 5 krijime tjera të cilat u interpretuan nga artistë të tjerë.
E dita e sotme do të thotë shumë për artistin në fjalë i cili shënon ditëlindjen por befasia nuk përfundon me kaq.
Giti kuptoi që ditën e sotme përpos tij ka lindur edhe një ‘Gjeni’ tjetër i muzikës. Bëhet fjalë për kompozitorin e madh Ludwig van Beethoven për të cilin duket se artisti nga Shqipëria ka një admirim të madh duke e përfshirë atë edhe në lajmin mbi ditëlindjen e tij. /Prive.al/