Rrjetet sociale padyshim që janë tashmë pjesë e pandashme e secilit prej nesh dhe se çfarëdo lloj aktiviteti që bëhet së pari mund të kuptohet përmes tyre.
Rëndësia që ato po marrin në jetën tonë është jashtëzakonisht e madhe pasi që një pjesë të madhe të kohës tonë e kalojmë në to.
Fytyrat publike janë njerëzit më aktiv nëpër këto rrjete pasi që po i shfrytëzojnë njëherit edhe si mjete promovimi.
Ndodh shpesh që dy fytyra publike të publikojnë ndonjë këngë apo projekt të njejtë ku e mbështesin kolegun apo mikun e tyre por jo edhe që dy nga ta të publikojnë një fotografi duke kryer ndonjë veprim të njejtë.
Mbrëmja e kaluar na befasoi pasi që dy nga fytyrat tona publike postuan fotografi teksa po pinin çaj.
Bëhet fjalë për reperin Elinel si dhe prezantuesen Marina Vjollca të cilët rrjetit social Instagram i shtuan nga një fotografi të llojit të njejtë.
Intervali kohorë i publikimit të tyre ishte pothuajse i njejtë por ishte vetëm çështje rastësie kjo pasi që bukuroshja së fundmi gjindet në Stamboll me të dashurin e saj ndërsa reperi momentalisht është në Prishtinë. /Prive.al/
1.Elinel
2.Marina Vjollca