Rashel Kolaneci ka njoftuar përmes një postimi në Instatsory se ku do e shohim nga e shtuna. Bëhet fjalë për emisionin “rival” të Ermal Mamaqit: Duplex.
Duke qenë se të dy janë emisione humori dhe Rasheli më parë ka qenë tek “Xing me Ermalin”, pjesëmarrja e saj në “Duplex” do të shihet me kuriozitet.
“Duplex Show i uroj shfaqje të suksesshme dhe sezon të mbarë! Me pak fjalë po i bie si nga Kina, nga dita e shtunë ora 20:05 më ndiqni në Klan, si pjesë e trupës në shown më cool në Shqipëri. Zyrtarisht e juaja. Ju dua”, shkruan bukuroshja Kolaneci.