Can Yaman flet për origjinën dhe ushqimet e preferuara shqiptare

By

Aktori i njohur Xhan Yaman i cili është shumë i famshëm falë serialeve turke që janë transmetuar në Shqipëri, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” nga Linda Imami i cili transmetohet gjatë verës çdo të Premte në ora 21:00 ku tjetër pos në Klan Kosova.

Gjatë intervistës së gjatë ekskluzive, Xhan foli për origjinën e tij shqiptare dhe tregoi se nga ana e babait janë me prejardhje nga Prishtina.

View this post on Instagram

• 👐🏻✨ • So random •

A post shared by C a n Y a m a n 🇹🇷 (@canyaman) on

“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes. Ata flasin gjithmonë shqip. Edhe gjyshi dhe gjyshja ime dinë shqip. Madje, ka raste që flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë. Dhe atje nuk flisnin shqip, flisnim vetëm turqisht. Për këtë arsye unë nuk di shqip. As babai im nuk di, di xhaxhai im. Ai ka lindur në Prishtinë. Janë pesë vëllezër, pas tij të tjerët kanë lindur në Turqi. Kam shkuar në Shqipëri, Tiranë dhe qëndrova thuajse një muaj atje. Në Shqipëri të gjithë dinin italisht dhe unë flisja italisht”, ka thënë Can Yaman.

Tutje, ai foli edhe për ushqimet e preferuara shqiptare.

“Ka lidhje me çfarë rritesh dhe shijen e asaj vazhdon ta shijosh edhe më vonë. Unë ushqimet e gjyshes nuk i ndërroj me asgjë. Ajo bën një byrek të tillë që zgjat 3 orë. I hap vetë petat. Bën byrek me presh. E bën aq të mirë sa të lëpish gishtat. Bën pogaçe me kos, hudhëra, salsa, mishin e bën copa copa. Janë ushqime të veçanta nuk i provojnë të gjithë”, tha Xhan.

Ndiqeni intervistën e plotë me dy aktorët e njohur turk më poshtë.

Artikuj të ngjashëm