Nga kjo e enjte e deri më 31 korrik në Prishtinë do të mbahet festivali i vetëm i llojit të tij në rajon “Ramë Lahaj International Opera Festival”.
Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, thotë se synimi i këtij festivali është që të ndërtojë një urë mes skenës kosovare e asaj ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv.
Në një konferencë të përbashkët për media, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u shpreh i lumtur që ky festival po shënon edicionin e dytë në kryeqytet.
“Kryeqyteti çdo herë do ta përkrah iniciativën e Ramë Lahajt dhe miqve të tij”, tha Rama.
Në konferencën hapëse prezent ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrullah Çeku.