Ralph Lauren dhuron 10 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin

By

Ralph Lauren po bën diçka të jashtëzakonshme.

Dizajneri 80 vjeçar njoftoi përmes markës së tij të modës së do të dhurojë plot 10 milionë dollar për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

“Tani më shumë se kurrë, mbështetja e njëri-tjetrit në këtë kohë është e nevojshme dhe është bërë misioni ynë. Ndërsa ne po përballemi me këtë sfidë globale, fondacioni Ralph Lauren po dhuron 10 milionë dollar për të ndihmuar ekipet dhe komunitetet tona në mbarë botën”, thuhet në deklaratën e shkruar nga marka./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm