Që tani: Justin Timberlake ka filluar t’i mësojë edukatë seksuale të birit

By

Jessica Biel ka filluar tashmë t’i japë edukim seksual të birit të saj 2 vjeçar Silas.

Aktorja 35 vjeçare dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Justin Timberlake e kanë pranuar se kanë nisur që ta mësojnë të voglin e tyre për trupin e tij.

Duke folur në një konferencë, aktorja ka thënë: “Kam një djalë 2 vjeçar dhe e kam filluar edukimin seksual për të tani”.

“Po përdorim terme teknike, lahemi bashkë dhe i mësojmë pjesët e trupit të njëri tjetrit. Nëse e fillojmë në moshë kaq të re, më pas nuk do të ndjejmë turp”, ka thënë ajo, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm