Një muaj më parë solli “Bass” e cila ka shënuar afro 10 milionë klikime.
Teksa, sot publikoi projektin e saj të ri “Qe Qe”, e shkruar nga Tayna dhe Muma me muzikë të krijuar nga Cricket.
Në këtë këngë, reperja ka gërshetuar gjuhën shqipe me atë spanjolle, e po ashtu në klipin e punuar nga Sekuencë ka frymë të serialit “Pasionet e Fshehura”.
Kureshtjen mbi këtë prurje goxha ritmike mund ta shuani në linkun e mëposhtëm./Prive.al