Kush po i përzihet Norës në profile?!

By

Çdo postim i saj e paraqitje publike në përgjithësi trajtohet me kujdes të veçantë falë edhe vetë tipit të Nora Istrefit që këtë pjesë e ka me shumë rëndësi.

Por një varg i postimeve të çuditshme kanë habitur sot jo pak fansat në rrjete sociale.

Këngëtarja në InstaStory ka postuar dy fotografi ngjyrë të zezë teksa në njërën ka tekst pa ndonjë kuptim.

Nuk dihet saktë se çka mund të ketë ndodhur me profilin e Norës por sipas gjasave, duhet të ketë qenë Renée ajo që ka ‘intervenuar’ pak në profilin e nënës duke postuar në mënyrën e saj.

Ndryshe, kujtojmë se dyshja erdhën pak ditë më parë me një set të mahnitshëm fotografik që reflektonte imazhin perfekt të një relacioni nënë e bijë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm