Reperi kosovar Burim Kursani, javën që lamë pas, ishte protagonist i intervistës “Qitja Pikën” në Prive.
Rep artisti ka folur për gjëra nga jeta personale e ajo profesionale, ndërsa kur u pyet për rivalitetin në muzikë ai tha:
“Rivaliteti në muzikë në mes meje dhe artistëve të tjerë nuk ekziston sepse jemi dimensione të tjera”.
Bim Bimma është njëri ndër reperët e parë shqiptarë që nisi të merrej me hip-hop që në vitet e 90-ta, ndërsa njihet si njëri nga themeluesit e grupit NR dhe P.I.N.T.