Një nga mënyrat që nënat shprehin dashurinë për të vegjlit e tyre janë puthjet e shumta.
Njëlloj është për Almeda Abazin që është nënë e dy fëmijëve. Ajo publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, teksa i dhuron një puthje të birit të saj Efehan.
Por kjo video ka nxitur kritika të shumta nga ndjekësit e saj, dhe njëri prej tyre modelja iu përgjigj publikisht.
Ajo ka ndarë me të tjerët një mesazh në të cilën një ndjekëse i shkruan: “Aaa mësim të mirë po ju jepni fëmijëve, bravo ju qoftë juve nëna moderne tani. S’ke ku ta puthësh veçse në gojë? Turp!”. Ndërkohë, Almeda ka shkruar: “Hë se ty po të prisja mi Arjanita të na mësosh pak si të bëhemi mami!” /Prive.al