Pushimi i shkurtër i Medës dëshmon se ai është i ‘zhveshur’ nga komplekset e VIP-ave

By

Fundjavat dhe jo vetëm po janë shumë shpesh pushim për fytyrat publike.

Kurdo që janë të lirë nga angazhimet ata shfrytëzojnë secilin moment, kryesisht në destinacione të shtrenjta për relaks me familjen.

Por, këngëtari Meda duket se është një prej rasteve që dëshmon se mund të bëhet pushim pa shumë luks.

Ai këtë fundjavë, bashkë me gruan, fëmijët dhe prindërit ka kaluar kohë në bjeshkët e Prevallës duke dhënë një shembull të mirë se mbetet akoma i thjeshtë dhe nuk e ka kompleks të frekuentojë destinacionet të cilat zgjedhen nga pjesa dërmuese e popullatës.

Nga çfarë vërehet prej fotografive, familja Përgjeqaj sipas të gjitha gjasave i ka shijuar shumë këto ditë, nën motin e mirë me diell dhe mbi të gjitha, ajrin e pastër të bjeshkëve. /Prive.al/

?

A post shared by Lule (@luljeta_pergjeqaj) on

Artikuj të ngjashëm