Një ndër problemet kryesore të një lidhjeje që është në rrezik për të mos funksionuar është distanca dhe koha e pakët e dy protagonistëve.
Por, këtë në mënyrën më të mirë të mundshme po e sfidojnë aktori turk Tolgahan Sayisman dhe bukuroshja shqiptare Almeda Abazi.
Pas një periudhe të kaluar larg njëri-tjetrit, me aktorin në xhirime në Turqi e ish-Missin në Shqipëri, çifti më në fund janë bërë bashkë për disa ditë pushimesh.
Plazhet jugore luksoze të Miamit në SHBA kanë qenë përzgjedhja e dyshes që nuk dihet pse deri tani akoma nuk janë shfaqur në një imazh të përbashkët nga pushimet.
Me gjasë duke dashur të mbajnë gjitha në privatësi, dyshja po e Tolgahan dhe Almeda po shijojnë çdo moment bashkë pa pasur nevojën e ekspozimit të tepërt në rrjete sociale. /Prive.al/