Pas një vere të gjatë dhe me shumë punë, artistet shqiptarë tani kanë nisur pushimet.
Radhën e pati Lyrical Son, njëri prej reperëve i cili ka qenë në krye të top listave këtë verë me këngën ‘Princess Diana’ në bashkëpunim me Ledri Vulën.
Artisti ka njoftuar se ka marrë rrugë drejt bregdetit shqiptar, konkretisht në Sarandë.
‘I mbushur me jetë’, ka shkruar Festimi nën fotografinë e shpërndarë në rrjete sociale.
Ai nuk e bëri të ditur kush po e shoqëron, edhe pse sipas të gjitha gjasave, reperi është me familje, me bashkëshorten dhe vajzën e tij./Prive.al