Pushimet mbaruan dhe rradha është për punë!
Pas edicionit të vitit të Ri në Prive Extra që solli një varg intervistash ekskluzive, emisioni numër një i shoubizit në vend po rikthehet në formatin standart nesër me fillim nga ora 19:00 në Klan Kosova.
Tashmë jemi njoftuar me personazhet nga promo mirëpo paralajmërimi në rrjete sociale i rikthimit të Prive ka qenë epik.
Ka qenë Liberta, e cila mini-klipet i ka shndërruar në traditë javore ajo që e ka paralajmëruar vazhdimin e sezonit përmes një videoje me gazetarin Vlorijan Halili ku shfaqet edhe në disa skena që i lënë pak vend imagjinatës.
Ndiqeni të plotë më poshtë videon që i paraprin nisjes së Prive-së për vitin 2018. /Prive.al/