Sezoni turistik i pushimeve verore për shumëkë mund të jetë hapur së fundmi me ndonjë vikend të kaluar në Mal të Zi apo Shqipëri.
Për fytyrat publike, kalendari nuk vlen në këtë rast.
I kemi parë në Maldive e Tajlandë por këngëtarja Albërie Hadërgjonaj gjeografikisht nuk ka përshkuar distancë shumë të madhe për vendin ku po pushon.
Ajo është duke qëndruar në Monte Carlo të Monacos për disa ditë pushimesh, vërtetë luksoze.
Nga imazhet e ndara me ndjekësit në rrjete sociale, Albëria shihet teksa shijon çdo moment bashkë me një mikeshë në jahtet super luksoze.
Përderisa mbrëmja po e gjen në darka të tilla, të qeta e romantike, ditën Albëria po e kalon me adrelinë duke ndjekur garat me makina. Kombinim, perfekt! /PRIVE.AL/