Se puna e Valdrin Sahitit ka kaluar kufijtë shqiptarë, kjo nuk është një gjë e re.
Puna e tij ka mbërritur deri në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve ‘Oscars’ teksa së fundmi nën kreacionet e Valdrinit e pamë edhe reperen e njohur Cardi B.
E nesër, ai do jetë protagonist i një prej emisioneve turke në kanalin e njohur Star.
Puna e Valdrinit do jetë fokus të programit të Tulin Sahin, ish-modeles së njohur turke të lindur në Danimarkë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë dizejnatori përmes një postimi në rrjete sociale teksa na mbetet nesër të shohim copëza nga ky reportazh. /Prive.al