Pas një kohe relativisht të gjatë, këngëtari Shpat Deda është rikthyer me një projekt të ri, i publikuar para pak minutash si ‘single’ në Youtube.
‘Rrugës’ ka tekst e muzikë të vetë artistit me producent poashtu Shpatin dhe Dritëro Nikçin teksa për inçizimin, miksimin dhe instrumentet është përkujdesur një ekip i gjerë.
Vitet e kaluara duket të kenë lënë impaktin e natyrshëm tek krijimtaria e Dedës e cila e sjellë kësaj rradhe pak më ndryshe teksa ajo çfarë bie në sy është edhe rifreskimi i pamjes së jashtme të tij.
Një prej artistëve më të pëlqyer për muzikën por edhe imazhin shfaqet me linja më të palestruara dhe flokë të gjata në videoklipin e këngës ‘Rrugës’ megjithatë duke i qëndruar besnik bërthamës së identitetit të tij artistik të ndërtuar ndër vite.
Nëse keni nostalgji për këngë nga Shpati, ju preferojmë që të mos kaloni pa e dëgjuar këtë projekt të ri të shumëpritur. /Prive.al