Familjes së saj të vogël, iu shtua edhe një anëtar. Modelja shqiptare Emina Çunmulaj, e martuar me miliarderin izraelit Sam Nazarian, ësh që mbajnë të bërë nënë për herë të dytë.
Familja e çiftit po zgjerohet dhe ata tashmë kanë dy vajza të vogla, Ellan dhe Sorayan që mbajnë emrat e nënave të Eminas dhe Sam.
Përderisa Emina ende po e merr veten nga lindja, modelja e cila është jashtëzakonisht shumë aktive në rrjete sociale, tashmë ka publikuar fotografinë e parë familjare.
Ata janë bërë katër e portreti i parë familjar, është publikuar nga Emina e cila ende nuk ka arritur t’i zhveshë pizhamet e rikuperimit.
“Familja! Duket qartë që ende jam në pizhame. Kjo ndodh kur nuk ke gjumë gjatë tërë natës. Rri më pas në pizhame tërë ditën”, ka shkruar Emina. /Prive.al