Është publikuar kënga e paralajmëruar prej ditësh “Ma Bella”, e cila sjellë Dafina Zeqirin në bashkëpunim me dy artistët e huaj, GIMS dhe Accaoui.
“Ma Bella” nga Dafina, i shtohet listës së gjatë të këngëve që Dafina solli muajt e fundit.
Kënga e destinuar për tregun internacional, përfshin tre gjuhë, shqipe, frënge dhe gjermane.
Për pak orë, projekti arriti të grumbullojë mbi 50.000 klikime në YouTube.
Kujtojmë se para Dafinës, në duet me GIMS erdhi Dhurata Dora, vite më parë, derisa dyshja sollën këngën “Only you”, që aktualisht numëron pothuajse 150 milionë klikime në YouTube.