Është publikuar videoklipi i çiftit, Loredana – Mozzik.
Dyshja sollën ‘Bonnie and Clyde’, projekti i parë i tyre në bashkëpunim, të realizuar nga Miksu dhe Macloud.
Në klip, vërhet qartë shtatzënia e Loredanës. Barku në rritje duket në disa skena.
Çifti asnjëherë s’e konfirmoi që po bëhen prindër, por tani gjithçka është e ditur.
Kjo është kënga e dytë e Loredanës. Ajo hyri në muzikë muaj më parë me një këngë të quajtur ‘Sonnenbrille’ në gjuhën gjermane.
Loredana dhe Mozzik janë në lidhje tash e disa vite madje edhe bashkëjetojnë në Zvicër, atje ku është rritur artistja.
Më poshtë mund ta shihni klipin./Prive.al