Futbollisti Granit Xhaka dhe e dashura e tij prej kohësh Leonita Lekaj, i kanë dhënë fund beqarisë, duke e kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.
Mesfushori i Arsenalit dhe Leonita janë martuar në Kosovë, dhe këtë e bënë befasishëm pasi një datë të martesës, ata nuk e kishin paralajmëruar.
Në mesin e fotografive të bukura që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Leonita ka publikuar disa imazhe nga ceremonia martesore, ku çifti iu ngjanë personazheve të përrallave. /Prive.al