Publikohen fotot për të PARËN HERË: Ja pasojat fizike për Cozyn pas sherrit me Noizyt

By

U tha shumë për skandalin e vitit – përleshjen e armatosur mes Cozman dhe Noizyt në qendër të Prishtinës, por deri sot, ato që munguan ishin fotot e reperit të Babastars pas rrahjes.

Përjashto videon ku dëgjohej teksa i ankohej policisë se Rigelsi e nisi i pari, foto të Cozyt nuk ka pasur, asnjëherë deri sot.

Akullin e kanë thyer Vipat e Bllokut me postimin e fundit kur nuk kanë demaskuar fytyra publike për operacione plastike që i zbukurojnë, por kanë postuar Cozmanin e shpërfytyruar nga grushtat e Noizyt me shokë.

Nga çfarë shihet në fotografi, Cozman ka pasur lëndim në syrin e djathtë.

Autenticiteti i fotove nuk është konfirmuar akoma teksa menjëherë kanë pasuar komentet e fansave, kryesisht të Babastars që kanë ngritur pikëpyetje për modifikimin e fotografisë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm