Pse u nda Floriana Garo nga i fejuari?!

By

Një tjetër vajzë, mes të njohurave të ekranit, thuhet se është ndarë nga partneri i saj, dhe ajo është moderatorja e “Jo vetëm modë” në “Tv Klan” dhe vajza e motit në “Abc News”, Floriana Garo.

Ish-missi, tregojnë të njohur të saj të afërt, i ka dhënë fund fejesës 5-vjeçare me milionerin Tedi Ngjela. Revistat dhe portalet online kanë dhënë lajmin këtë javë për këtë ngjarje në jetën e Floriana Garos, por pa specifikuar arsyet se çfarë ndodhi që Garo i jep fund një marrëdhënie kaq të konsoliduar në jetën e saj private, histori dashurie për të cilën u detyrua të linte Shtetet e Bashkuara të Amerikës vite më parë.

Pas publikimit të lajmit, nuk ka reaguar as Floriana dhe as Tedi për të sqaruar më shumë rreth ndarjes, dhe se çfarë ndodhi që i dhanë fund.

“Panorama Plus” shkruan se burime të sigurta pranë çiftit kanë dëshmuar se ata kanë gati 6 muaj të ndarë, dhe shkak për krizën e tyre në çift është bërë puna në lëvizje e Florianës për xhirimet e rubrikave të “Jo vetëm modë”, pjesë e së cilës ishin dhe udhëtimet jashtë vendit.

Ndaj këtij profili të hapur dhe të zgjeruar të punës së saj, gjithmonë në kontakt me njerëz të rinj dhe të pasur, ka reaguar Tedi, i cili ka shfaqur shenja xhelozie./Lapsi

 

Artikuj të ngjashëm