Llogaritë e reperit Kanye West në Twitter dhe Instagram janë bllokuar pasi ka postuar mesazhe antisemitiste.
Atij iu pezullua llogaria në Instagram gjatë fundjavës, pasi akuzoi reperin Diddy se kontrollohej nga hebrenjtë.
West iu përgjigj pezullimit të tij nga Instagrami duke u ribashkuar në Twitter dhe duke thënë se ai do të shkonte deri në “vdekje kundër popullit hebre”.
Ky postim bëri që Kanye West të pezullohet edhe nga kjo platformë.
Të dyja platformat hoqën postimet e West dhe thanë se ylli kishte shkelur politikat, duke përdorur gjuhë të urrejtjes.