Pse Tuna u rikthye me tekste më të fuqishme se kurrë?

By

Etapat e karrierës së Tunës në këto 20 vjet që ajo bën muzikë, janë shumë të ndryshme.

Fillimet e këngëtares nga Shkupi e cila nga emri Altuna e modifikoi nofkën në Tuna, u bë e njohur për mbarë publikun shqiptar, për këngët e saja kontraverse si “Piroman” dhe albumin “Tuna” – ku të gjithë e njohin me atë vargun: “Tuna me mikrofon përsëri, disa leksione për djem të rinj”.

Dhe në vitet 2000 ajo nisi të bënte muzikë pop dhe këngët e Tunës e edhe klipet, ishin top për momentin dhe për industrinë e asokohshme shqiptare.

Bashkëpunimet me Aida Barakun e Armend Rexhepagiqin, i sollën asaj këngë të paharrueshe e jo vetëm hite si “Bileta”.

Tuna më pas pati një ndryshim në stilin e saj muzikor edhe në paraqitje, duke u zhytyr edhe në ujërat e muzikës rep.

Këngëtarja së fundmi, vendosej t’iu kthehej rrënjëve duke bashkëpunuar me kantautorët ndër më të mirët shqiptarë, sërish dyshen “Aida & Armend”.

Ata ia punuan albumin “Fortuna”, ndërsa së fundmi, Tuna publikoi edhe një tjetër projekt “Nuk ma do zemra”.

Kënga e saj e re ka një tekst kuptimplotë, që flet për një grua e cila vuan për dashuri dhe kënga nxjerrë në pah potencialin vokal të këngëtares në mënyrë të përkryer, derisa kënga është e shkruar në gegërisht.

Tuna edhe njëherë me këtë këngë e dëshmoi se muzika e saj ka vlera dhe mund të jetojë gjatë!

Siç duket Tuna ka vendosur t’i rikthehet esencës së saj dhe jo të rrijë brenda një imazhi që pati jehonë të shkurtër.

Ajo e pa se esenca e saj, pra artistllëku që ka Tuna, është çelësi drejt një paharrueshmërie, është mënyra e vetme që ta duan të gjitha gjeneratat dhe që këngët e saja të jenë nga ato këngë që i dëgjon sa herë të dëgjohet muzikë për shpirtin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm