Si i ftuar në emisionin NIN të Klan Kosova, këngëtari Butrint Imeri tregoi se përse Tuna Sejdi nuk ishte pjesë e projektit ‘E jona’ siç ishte paraparë në fillim.
Ai tregoi se ka përfunduar këngën komplet me Tunën por nuk e ka publikuar për një arsye të vetme.
Sipas Butrintit, Tuna ka dashur ta këndoj shumicën e këngës dhe si rrjedhojë, bashkëpunimi ka qenë i pamundur.
‘I ka pëlqy aq shumë saqë ka dasht me knu krejt kangën’ – u shpreh Butrinti i cili nënvizoi se nuk i ka prishur punët me këngëtaren. /Prive.al/