Pse Robert Berisha e refuzoi Linda Rei për ‘Dance With Me’?!

By

Largimi i Linda Rei nga gara e vallëzimit në Tv Klan ‘Dance With Me’ ka prodhuar shumë kuriozitet në publik e së fundmi vetë protagonistja ka vendosur ti jap përgjigje shumë pyetjeve.

Duke listuar një varg ankesash ndaj produksionit, Rei ka treguar edhe mungesën e partnerit të saj në këtë spektakël.

Sipas Lindës, disa personazhe nuk dëshironin të ishin me të pasiqë nuk përshtateshin në imazh e disa i kishte refuzuar vetë ajo.

Rei kishte shprehur dëshirë që Robert Berisha të jetë partner i saj në garë por produksioni  i kishte dhënë disa arsye se pse nuk këngëtari nuk mundet të jetë në show.

Duke mos qenë plotësisht e bindur nga fjalët e organizatorëve, Linda kishte kontaktuar Robertin duke i kërkuar të jetë partner i saj, por ky i fundit kishte refuzuar për faktin se nuk do të paguhej teksa ideja për të qenë me të në garë i është dukur interesante.

Këtë arsye të Berishës, Linda e ka përkrahur duke shtuar se VIP-at paguhen në gjithë botën për këto spektakle.

 

Artikuj të ngjashëm