Muaj më parë, një ndër lajme që kryesoi shtypin rozë në Britani por jo vetëm ishte lufta mes dy programeve të talenteve për shqiptaren Rita Ora. ‘The Voice’ i ofroi sërish karrigen si antare e jurisë për të dytin vit,e ndërsa ofertë të majme i bëri krijuesi i ‘X Factor’.
Ora zgjodhi këtë të fundit mirëpo jo për paratë që i kanë ofruar. Në një intervistë gjatë promovimit të këngës ‘Body on Me’, Rita ka treguar arsyen pse zgjodhi ‘X Factor’.
Këngëtarja u shpreh se ishte koha kur mbahen të dyja programet. ‘X Factor fillon tani dhe jam më e lirë për të qenë e përqendruar në spektakël, e ndërsa muajt kur është ‘The Voice’ jam në tur dhe shumë e angazhuar’ – ishin fjalët e Ritës.
Por edhe në ‘X Factor’ ajo do të mungoj. Për shkak të një koncerti përtej oqeanit Rita Ora nuk do të parakaloj në tapetin e kuq së bashku me antarët e tjerë të jurisë në premierën e sezonit të ri./Prive.al