Pse parimi kulturor i besës ka kaq shumë rëndësi në martesën e Angela Martinit?

By

Një ditë më parë, u bë i ditur lajmi se bashkëshorti i Angela Martinit, Dragos Savalescu është arrestuar gjatë pushimeve të çiftit në Greqi.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për një dëm me shifra prej miliona eurove shkaktuar shtetit rumun, por me një vendim tërësisht paradoksal, ai mundi të qëndrojë i lirë në Itali, sepse një gjykatë në Napoli refuzoi ekstradimin.

Prive kontaktoi Angela Martinit për një koment, por deri në kohën e lajmit ajo nuk ka kthyer përgjigje. Por, modelja gjatë ditës së sotme reagoi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo shkroi vetëm “Besa” në një postim të sajin, duke lënë të kuptohet se ajo po i qëndron besnike bashkëshortit të saj në mes të problemeve ligjore.

Në fakt, ky parim kulturor shumë i rëndësishëm për popullin shqiptar, ka një rëndësi të madhe edhe në martesën e saj me biznesmenin rumun.

Dragos, në maj të vitit 2020, teksa i uronte bashkëshortes së tij ditëlindjen, ai shkruan edhe për Besën si një urdhër në kulturën shqiptare. Në vitin 2019, kur ai për herë të parë u arrestua, ishte edhe momenti kur kuptoi sa e thellë është besnikëria e gruas që ka në krah.

“Gëzuar ditëlindjen Mbretëresha e mahnitshme shqiptare ilire e quajtur gruaja ime !!! Vitin e fundit, unë pashë një nder dhe forcë tek ju që nuk e pashë në 1000 burra të gjithë së bashku! Unë pashë Besën e vërtetë !! Ma dëshmove mua dhe të gjithëve dashurinë tënde që është jashtë kësaj bote dhe besnikërinë tuaj që është përtej!

Më ndihmove të luftoj dhe të fitoj kundër një sistemi të tërë padrejtësie!! Kur të gjithë donin të më shihnin poshtë, ti më tërhoqe lart që të mos bie. Unë jam një lëvizje më vete, por jam një FORCË kur jemi bashkë!! Je gangsterja ime e patrembur, ushtare, luftëtare!!!”, shkroi ai ndër të tjerash.

Andaj, postimi i saj bart më vete një koncept shumë të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre e që është besnikëria e pakusht. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm