Me kënd po darkon Luana Vjollca ?!

By

Prezantuesja e njohur shqiptare Luana Vjollca, dje ishte vënë në qendër të vëmendjes në media për shkak të thashethemeve që kishin të bëjnë me të dhe  Krenar Çoçaj me të cilin dyshohet se është në lidhje.

Ka qenë revista Story në Shqipëri ajo që ka publikuar imazhet e para të përbashkëta të çiftit të cilët shihen dorë për dore në rrugët e kryeqytetit shqiptar shoqëruar edhe me detaje tjera nga historia e dashurisë së dyshes në numrin e ri të revistës.

Por siç duket kjo gjë nuk ka ndikuar fare në Luanen e cila ka vendosur të kalojë një mbrëmje të këndshme me motrën e saj Marina Vjollca.

Të dyja kanë postuar nga një fotografi të njëra tjetrës në profilet e tyre të Instagramit nga darka të cilën e kanë kaluar së bashku./prive.al/

Artikuj të ngjashëm