Pse nuk zgjati romanca e Irina Shayk dhe Kanye West?

By

Romanca dy mujore e Irina Shayk dhe Kanye West tashmë ka përfunduar.

Burime të shumta folën për media se si ishin gjërat kauzale mes Shayk dhe West, dhe pse marrëdhënia e tyre nuk lulëzoi kurrë në diçka më serioze.

Lidhja e West me Shayk është e para që kur Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga ai në shkurt. Lajmi për ndarjen e West dhe Shayk vjen pasi Kardashian dhe West u panë duke drekuar së bashku në Malibu të Premten.

Një burim shpjegoi për “Us Weekly” se marrëdhënia e Shayk dhe West nuk ishte kurrë diçka shumë e thellë. “Kanye dhe Irina kanë mbaruar, por ata kurrë nuk kanë filluar diçka serioze, nuk ka asgjë që po ndodh atje,” tha burimi. Ky burim shtoi se Shayk e kuptoi “ata nuk janë partnerë të mëdhenj romantikë”.

Burime të shumta konfirmuan ndarjen për “People. “Nuk ishte kurrë një gjë serioze që filloi,” tha burimi i “People”.

Një burim tjetër shtoi se “Kanye ka qenë i zënë duke punuar dhe duke kaluar kohë me fëmijët e tij. Ky është fokusi i tij. Ai nuk ka kohë të takohet tani. Sipas tij Irina është e mahnitshme megjithatë  ata mbeten vetëm shokë”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm