Duet në mes motrave Ismajli? Zanfina flet rreth këngës me Adelinën

By

Dy motrat e famshme, Adelina dhe Zanfina Ismajli, ka kohë që e kanë premtuar një këngë të re. Por dyshja nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do e publikojnë këngës.

Mirëpo në seksionin e pyetjeve përgjigjeve me Zanfina Ismajlin, këngëtarja është pyetur nëse do bëjë duet me motrën e saj.

“Ende nuk e dimë”, ka thënë Zanfina në përgjigjen e saj. Këngëtarja nuk e ka mohuar se do të ketë një këngë mes dyshes, edhepse ajo së fundmi nuk është marrë me muzikë aspak.

Përndryshe, dy motrat kanë së bashku këngën “Dy motra një frajer”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm