Reperi Blleki iu rikthye sonte intervistave.
Pas një shkëputje në karrierë dhe në paraqitje publike, ai për Meriton Mjekiqin shpalosi detaje nga risitë e fundit.
Teksa është bërë baba për herë të dytë, ai foli për të parën herë për ndarjen artistike nga PINT.
“Raportet i kam mirë hala po besoj që arsyja ka qenë që unë vetë jam tip që dominoj, nuk mundem me qëndru me një vend. U kon një kohë e keqe për mu dhe kanë ndodhë shumë sene” – u shpreh ai.
Ai shtoi se dëshiron të vazhdojë rrugën e tij si Blleki.
I pyetur nga Meritoni, ai deklaroi se s’ka pasur kontratë. /Prive.al