Pse mori fund lidhja e çiftit më të famshëm?

By

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, janë ndarë pas një viti martesë.

Këngëtarja 26 vjeçare dhe aktori 29 vjeçar, konfirmuan lajmin përmes një deklarate.

“Liam dhe Miley kanë rënë dakord të ndahen në këtë kohë. Duke ndryshuar si partnerë dhe individë ata kanë vendosur që kjo është më e mira për të dy dhe të përqëndrohen në karrierën e tyre”, tha një përfaqësues i Miley.

Deklarta vazhdoi: “Ju lutem respektoni procesin dhe privatësinë e tyre”.

Thashethemet që çifti ishin ndarë, filluan të qarkullojnë pasi Miley postoi një foto ku nuk mbante unazën e saj të martesë.

Miley dhe Liam u fejuan në vitin 2012. Vitin pasues çifti u nda por u pajtuan në 2015.

Ata u fejuan në dhjetor të vitit 2018 në një ceremoni intime me miqtë dhe familjen e tyre më të ngushtë./Prive.al

Rezultate imazhesh për miley and liam split

 

Artikuj të ngjashëm