Arrestohet 28-vjeçari që hyri në shtëpinë e këngëtares së famshme

By

Javën që lamë pas, një burrë është arrestuar sepse hyri në shtëpinë e Taylor Swift në New York.

Patrick Nissen, 28 vjeç, hyri në paradhomën e ndërtesës së apartamentit të Swift para se policia të thirrej në vendngjarje, raportoi TMZ.

Nissen fillimisht u akuzua për shkelje kriminale, por u deklarua fajtor për shkelje të sjelljes së çrregullt dhe u dënua me shërbim në komunitet.

Daily Neës e pyeti Nissen për magjepsjen e tij me këngëtaren e Love Story dhe ai u përgjigj: ‘Çfarë, ju nuk dini për të?’

“Unë e dua atë,” tha Nissen. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm