Pse Kylie Jenner fshiu videon ku reklamon makinën e saj 3 milionë dollarëshe?

By

Përveç që ka rreth 150 milion ndjekës në Instagram dhe një koleksion të kushtueshëm të çantave të rralla të Hermes, Kylie Jenner gjithashtu ka një koleksion mbresëlënës të makinave luksoze.

Duke filluar nga makina prej 3 milion dollarësh Bugatti Chiron, tek një Lamborghini Aventador portokalli, koleksioni i 22 vjeçares ka një veturë për pothuajse çdo rast.

ELLE Australia raporton se koleksioni i saj mbresëlënës madje përfshin një LaFerrari Aperta jashtëzakonisht të rrallë prej 2.2 milion dollarësh dhe vlerëson se i gjithë flota e saj vlen më shumë se 14 milion dollarë.

Menjëherë pas ndarjes me të dashurin, Travis Scott, vendosi të tregojë blerjen e sa më të re, një Bugatti Chiron prej 3 milion dollarësh, në një video të postuar në mediat sociale. Fatkeqësisht, zbulimi i madh u prit nga një kor i kritikave nga fansat dhe ndjekësit, dhe Kylie normalisht fshiu postimin brenda disa orësh.

Shumë nga ata e kritikuan, se të reklamosh një veturë të tillë është tejet absurde, sepse nuk ka asgjë për të dëshmuar. Të gjithë e dinë se sa e pasur është ajo, mirëpo një pasuri e tillë do ishte mirë të përdorej pak edhe për bamirësi jo vetëm të reklamosh blerje vanitoze.

Artikuj të ngjashëm