Kënga e Fifit dhe MC Kreshës në festivalin ‘Kënga Magjike’ është pa dyshim deri tani më e pëlqyera dhe më e komentuara.
E një prej pjesëve që u komentua goxha ishte fakti që Kresha u shfaq me çantë në performancë.
Por pse ndodhi kjo?
Prive merr vesh se ekspozimi i çantës ka qenë i qëllimshëm për faktin se ajo është pjesë e koleksionit të linjës së PINT.
Metodë më të qëlluar për të bërë reklam, Kresha pa dyshim se s’do mund të kishte zgjedhur! /Prive.al/