Artistja gjermane Kim Petras ka anuluar të gjitha planet verore.
31-vjeçarja tregoi në rrjete sociale se nuk do të performojë në asnjë nga datat e planifikuara në muajt e ardhshëm.
“Jam e mërzitur që po e shkruaj këtë, por po kaloj nëpër disa probleme shëndetësore dhe nën këshillën mjekësore më është dashur të marr këtë vendim të vështirë për të mos performuar në festivale këtë verë”, shkroi ajo.
“Ju dua shumë. Do të rikthehem shpejt”, përfundoi artistja.