“Pse i zi”, Enca i përgjigjet për herë të parë komenteve për lidhjen

By

Enca konfirmoi dje lidhjen e saj të re të dashurisë.

Ajo po shijon romancën me partnerin e saj nga Afrika, zhvillim që fatkeqësisht ngjalli diskutim në rrjet marrë shkas që ne si shoqëri, ende kemi probleme të patejkaluara me racizmin.

E gjendur mes kësaj situate me përplot komente, Enca ka vendosur të reagojë.

Ajo i ka thënë dy fjalë përmes Instagramit.

“Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten”, është shprehur ajo.

Gjatë ditës, këngëtarja ka paralajmëruar rikthimin me projekte në diskografinë shqiptare.

Për më tepër, një prej këngëve të saj të reja që premton se do jetë hit, titullohet “Albanian”.

Mezi po e presim rikthimin e saj në skenë! Muzikës i ka munguar jo pak! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm