Pse Hollywood-i vazhdon të bëjë filma të njëjtë?

By

Ju ka rastisur ndonjëherë të shihni dy filma që kanë histori dhe karaktere të ngjashme?

“Antz” dhe “A Bug’s Life” ishin lansuar në të njëjtin vit më 1998 dhe kanë ngjashmëri të pamohueshme.

Ose në vitin 2011 kur Justin Timberlake dhe Mila Kunis luajtën në “Friends With Benefits”, ndërsa në një studio tjetër burri i Milas, Ashton Kutcher dhe Natalie Portman në vend të kësaj bënë filmin “No Strings Attached”. Këta dy janë filma të njëjtë!

Ndërsa me siguri keni hasur këtë nocion të njohur si “filma binjakë”, një përdorues i Twitter ka detajuar historinë shumë reale të kësaj ndodhie, e cila shkon prapa në dekada.

Filmat e njëjtë si, “White House Down” dhe “Olympus Has Fallen” të vitit 2013, “Bird Box” dhe “A Quiet Place”, “The Prestige” dhe “The Illusionist” – kanë lënë komentuesit duke pyetur se pse studiot prodhojnë të njëjtin film në një industri rivale më të njëjtën audiencë?

Shpesh arsyeja që ndodh është sepse një shkrimtar prezanton idenë e tij rreth studiove të ndryshme dhe një studio prodhon konceptin pa e punësuar në të vërtetë shkrimtarin. Pastaj më tej vazhdon një studio tjetër për të bërë filmin me shkrimtarin origjinal.

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm