Ky detaj ka fiksuar fansat e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt!

By

Një nga dyshet më të përfolura kohëve të fundit ishin Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Teksa shumë fansa po bënin tifo që ata të bashkoheshin pas daljes së Donaldit nga shtëpia e Big Brother, ky i fundit shprehu hapur pëlqimin e tij për banoren tjetër, Beatrix Ramosaj.

Së fundmi Bora ndau një postim në llogarinë e saj në Instagram për t’i falënderuar të gjitha ata që i uruan shëndet dhe të shkuara pas një ndërhyrjeje.

Ishte rastësi apo e qëllimshme, në sfond të fotografisë që ajo ka ndarë vërehet një pikturë.

Fansat ishin të shpejtë për të vërejtur se në fakt ajo është një vepër e Donaldit, që paraqet një çift duke u përqafuar.

Kjo duhet të ishte një dhuratë për Borën në kohën sa ata ishin në lidhje dhe moderatorja akoma e mban afër saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm