Ed Sheeran bën një donacion mjaft signifikant në luftën kundër koronavirusit

By

Ylli i popit Ed Sheeran ka bërë një dhurim signifikant për një spital të fëmijëve  në qarkun e shtëpisë së tij të Suffolk.

Shefi ekzekutiv i Spitalit Ipswich tha që paratë e dhuruara nga Sheeran, do të “krijonin një ndryshim masiv”.

“Është një dhuratë kaq e mahnitshme. Ajo tregon një bujari të jashtëzakonshme,” tha Nick Hulme.

Sheeran u rrit në Framlingham, Suffolk dhe tani jeton afër qytetit.

Z. Hulme tha që Sheeran kishte dhuruar një “shumë të konsiderueshme parash” dhe fondet “do të bënin një ndryshim masiv për fëmijët dhe familjet e tyre për shumë vite që vijnë”.

Në dhjetor, Sheeran nisi një fondacion muzikor bamirës për të ndihmuar muzikantët e rinj në Suffolk.

Ed Sheeran ka dhuruar më shumë se 1 milion paund për bamirësi në afërsi të shtëpisë së tij në Suffolk vetëm javën e kaluar, në mesin e pandemisë koronavirus.

Burimi: Metro.co.uk

Artikuj të ngjashëm