Këngëtarja Shkenda Dubova i është përvishur punëve për të sjellur projekte të reja muzikore.
Ajo tashmë ka nisur fazën e xhirimeve të videoklipit të këngës së re nga Zzap&Chriss me tekst të shkruar nga Getinjo.
Por ajo që ka rënë në sy është se reperi i On Records, po i qëndron koleges së tij pranë edhe gjatë punëve në realizim të videoklipit.
Mësohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë duet por Getinjo do jetë vetëm pjesë e videoklipit të këngëtares. ‘BadGal’ po vizuelizohet nga produksioni Max dhe gati do jetë për pak ditë.
Ndryshe, Shkenda në projektin e ri shkëlqen me imazhin e kuruar prej grimerit Arbër Bytyqi. /Prive.al/