Pse fotoja e fundit e Gentës po komentohet me të madhe?!

By

Këngëtarja Genta Ismajli në vazhdën e turit veror, nuk po i ndal koncertet për pothuajse asnjë natë.

Herë e vetme e herë me Milotin dhe Gencin nga Etnon si treshe e super hitit ‘Shake it’, çdo mbrëmje këngëtaren e gjejmë kudo ku flitet shqip.

Për sa i përket Gentës, ajo mes tjerash në çdo paraqitje po arrin të fitojë vëmendjen për dukjen. Më shumë se asnjëherë tjetër, këngëtarja po eksperimenton me flokët dhe grimin por në secilin ndryshim, po arrin të pëlqehet dhe të shërbej si inspirim i shumë vajzave.

Megjithatë, në foton e fundit, pjesa e sipërme e buzëve të Gentës duket pak çuditshëm me dy skajet më të enjtura që kanë mbuluar pak dhëmbët duke shkaktuar debat në rrjete sociale për ndërhyrje të supozuara të mbushjes së tyre. Hmm! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm