Kur më në fund ktheheni në shtëpi pas një dite të ngarkuar në punë, shpesh jeni aq të rraskapitur saqë thjesht nuk keni energji për të ndryshuar rrobat. Gatuani darkën, lani pjatat dhe vendosni fëmijët tuaj në shtrat duke i pasur të veshur të njëjtat xhinse dhe xhup që e vishni në mëngjes. Por rezulton se ky zakon nuk është edhe aq i padëmshëm, por eventualisht mund ta prishë shëndetin dhe pamjen tuaj.
Ne vendosëm t’i hedhim një vështrim më të afërt se çfarë ndodh nëse qëndroni me rrobat e jashtme gjatë gjithë ditës.
Nuk është mirë për venat
Xhinset tuaja të preferuara të ngushta me siguri mund t’ju bëjnë të dukeni mahnitëse, por nëse nuk i hiqni ato kur ktheheni në shtëpi, nuk do t’i bëjnë asnjë favor shëndetit tuaj. Rrobat që veshim kur dalim janë shumë më të ngushta se ato të rehatshme në shtëpi dhe mund të ndikojnë negativisht në qarkullimin e gjakut. Veshjet kufizuese mund të ngadalësojnë rrjedhën e gjakut dhe nëse i vishni vazhdimisht mund t’ua dëmtojnë venat.
Mund të sillni baktere në shtëpi
Teksa nuk mund të sëmureni thjesht duke qëndruar me të njëjtat rroba gjatë gjithë ditës, ka ende një shans që të sillni mikrobe në shtëpi që mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme. Disa nga këto baktere përfshijnë Acinetobacter që shkakton infeksione të frymëmarrjes dhe Staphylococcus aureus që mund të shkaktojë inflamacion në pjesë të ndryshme të trupit dhe që është rezistent ndaj shumë ilaçeve.
Megjithëse mjekët besojnë se nuk duhet të shqetësoheni shumë për sjelljen e këtyre baktereve në shtëpi me rrobat tuaja, është ende e mundur që të prekeni prej tyre dhe zgjidhja më e mirë do të ishte të mos ecni nëpër shtëpi me rrobat e jashtme.
Mund të shkaktojë puçrra në trup
Nëse keni puçrra të bezdisshme në shpatulla ose në shpinë, ndoshta do te doni të shihni më nga afër mënyrën e veshjes. Teksa rrobat e bëra nga pëlhura sintetike mund të duken tërheqëse, ato nuk e lejojnë lëkurën të marrë frymë dhe bllokojnë nxehtësinë në trup, duke shkaktuar çarje.
Një arsye tjetër për puçrrat në qafë ose gjoks mund të jetë zakoni juaj për të qëndruar në rrobat e palestrës pasi të ktheheni në shtëpi. Veshjet atletike janë të dizajnuara për t’ju bërë të ndiheni mirë gjatë stërvitjes, por nëse nuk i hiqni pasi të ketë mbaruar sesioni i palestrës, mund të çojë në bllokimin e poreve dhe pikat e zeza.
Mund të çojë në probleme me stomakun
Rrobat e ngushta që ju shtypin në bel mund të shkaktojnë probleme shëndetësore që shkojnë shumë përtej parehatisë. Rrobat që bëjnë presion në bark mund të shkaktojnë probleme të ndryshme të tretjes, duke përfshirë refluksin e acidit, një nga ankesat më të zakonshme të zorrëve. Nëse nuk mund të hiqni dorë nga xhinset tuaja të preferuara të ngushta, përpiquni të mos i vishni ato në baza ditore dhe të kaloni në diçka komode sapo të ktheheni në shtëpi.