Javë më parë, e ftuara e Ermal Mamaqit në emisionin e tij, ishte Almeda Abazi – bashkëshortja e aktorit të famshëm turk, Tolgahan Sayisman.
Gjatë emisionit, prezantuesi shqiptar u lidh direkt me ‘skype’ për një intervistë të shkurtër me aktorin turk, por tashmë të dy janë takuar edhe ‘live’ me njëri-tjetrin.
Ermal Mamaqi po shijon një darkë me çiftin shqiptaro-turk në një hotel luksoz në Stamboll.
Kjo u bë e ditur nga vetë Ermali dhe Almeda të cilët postuan fotografi në rrjetet sociale, duke bërë me dije se një projekt internacional është duke u përgatitur./Prive.al